Putin në malin Athos: I veçantë për ortodoksët rusë

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbylli sot vizitën e tij dy ditore në Greqi duke vajtur në malin Athos, një nga vendet më të rëndësishme të besimit ortodoks ku ai theksoi rolin jashtëzakonisht të veçantë që ka për besimtarët rusë.

Putini, që zhvilloi një vizitë private në këtë komunitet murgjish që janë vetëm meshkuj, me rastin e përvjetorit të mijtë të pranisë ruse në malin Athos, mbërriti në Selanik me anije në portin e vogël të Daphne, pranë manastirit rus të “Saint Panteleimon”, në brigjet perëndimore të gadishullit Halkidiki.

I shoqëruar nga patriarku i kishës ortodokse, Kirill, presidenti rus më pas morri pjesë në një ceremoni në nder të tij në Protaton, kisha më antike e Karies, kryeqyteti administrativ i malit Athos ku u prit nën tingujt e këmbanave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?