Putin nënshkruan ligjin, lejon Rusinë të injorojë gjykatat për të drejtat e njeriut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj i jep të drejtë Gjykatës Kushtetuese në Rusi, nëse duhet ë zbatojë ose jo rregullat që vendosin gjykatat e ndryshme për të drejtat e njeriut.

Ligji i plasuar në ueb-faqen e Qeverisë, i mundëson gjykatës në Rusi, të refuzojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Strasburg, nëse kjo e fundit i konsideron ato antikushtetuese.

Parlamenti rus e ka aprovuar ligjin e ri gjatë javës së kaluar, ndërsa Putin e ka nënshkruar atë, gjatë ditës së djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Human Rights Watch ka thënë se ky ligj është bërë që të pengojë viktimat e dhunës në Rusi, që të gjejnë shpëtim nga ndonjë trup tjetër ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe gjatë bombardimeve në Siri ka pasur ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut.  

Vetëm gjatë vitit të kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë 218 ankesa për shkelje të të drejtave në Rusi, shumica prej tyre në kryeqytetin Moskë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?