FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Putin nis programin për “zgjatjen e jetës”, 26 miliardë dollarë për kërkime mbi plakjen dhe pavdekësinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur në fokus të politikave shtetërore kërkimin për zgjatjen e jetëgjatësisë njerëzore, përmes një programi të gjerë me vlerë rreth 26 miliardë dollarë që përfshin bioteknologji të avancuar, terapitë gjenetike dhe kërkimet mbi zëvendësimin e organeve.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, projekti synon të ngadalësojë procesin e plakjes dhe të rrisë ndjeshëm jetëgjatësinë e qytetarëve rusë, duke u bazuar në teknologji si bioprintimi i indeve dhe zhvillimi i organeve për transplant në kafshë të modifikuara gjenetikisht.

Autoritetet ruse pretendojnë se janë bërë hapa përpara në krijimin e indeve njerëzore dhe në kërkime për terapi që synojnë ngadalësimin e plakjes qelizore, megjithëse një pjesë e këtyre rezultateve nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ekspertë të huaj shprehen skeptikë për shkallën e përparimit, duke theksuar mungesën e publikimeve shkencore dhe kufizimet e bashkëpunimit ndërkombëtar. Pavarësisht kësaj, Kremlini vijon të investojë në mënyrë të konsiderueshme në këtë fushë strategjike të bioteknologjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?