Putin: Po m’u rrëzua dhe një avion, s’do e luftoj më ISIS

 

Vladimir Putin ka kërcënuar se do të tërhiqet nga sulmet kundër ISIS-it në qoftë se rrëzohet edhe një avion rus. Udhëheqësi i patrembur nga Moska paralajmëroi se bashkëpunimi i Rusisë me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do të rrezikohet nëse ka ndonjë përsëritje të "papranueshme" të veprimeve ushtarake kundër forcave ajrore të tij.

 

 

Duke folur pas bisedimeve me presidentin francez Francois Hollande, Putin shprehu zemërimin e tij me Turqinë.

Ai pohoi se veprimet e këtij vendi janë konsideruar një akt tradhtie nga një vend të cilin Rusia mendoi se ishte një mik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Udhëheqësi rus tha: "Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Por sigurisht, incidentet si shkatërrimi i avionëve tanë dhe vdekja e ushtarëve tonë… janë absolutisht të papranueshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Dhe ne të vazhdojmë nga pozicioni se nuk do të ketë përsëritje të kësaj, përndryshe ne nuk do të kemi nevojë për bashkëpunim me askënd, asnjë koalicion, asnjë vend".

Megjithatë Putin tha se ai do të urdhërojë ushtrinë ruse për të forcuar bashkëpunimin me forcat franceze, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit rreth caqeve.

Reagimet e presidentit rus vijnë pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak të Rusisë nga forcat turke, me pretendimin se kishte shkelur hapësirën ajrore të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?