Putin pranon pasaportën e Kosovës,tronditet Serbia
Vendimi që Rusia të lëshojë viza për qytetarët nga Kosova me pasaporta të Kosovës ka tronditur Serbinë.
Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.
E përditshmja më e madhe serbe “Blic” në numrin e së shtunës i ka kushtuar faqen e parë këtij lajmit. “Putin pranon pasaportën e Kosovës”, është titulli kryesor, ndërsa në mbititull shkrhet: “Vëllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.
“Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska ‘sqaron’ se me pasaportë të Kosovës tash për tash mund të hyjnë vetëm sportistët”.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se “fajtor për këtë është Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e jo rusët”.