Putin pro planit për armëpushim, por ka kushte

Putin ka pranuar në parim planin për një armëpushim 30 ditor në Ukrainë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump.
Lideri rus ka kushtet e tij për këtë marrëveshje duke thënë se një akord për armëpushimin duhet të çojë në një paqe afatgjatë.
Për të plani ka nevojë për më shumë konsultime me Shtetet e Bashkuara. Kjo duke mos përjashtuar dhe mundësinë e një bisede telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Putin flet dhe për situatën në frontin e luftimeve duke shtuar se rajoni i Kurskut tashmë kontrollohet nga forcat ruse dhe iu bëri thirrje ukrainasve të izoluar që të dorëzohen, në të kundërt do të vdesin.