Putin: Rusia nuk ka faj për përkeqësimin e raporteve me BE

Nuk ishte faji i Federatës ruse nëse marrëdëniet me vendet e Bashkimit Europian janë përkeqësuar. Nuk ishim ne që vendosëm kufizime mbi tregtinë dhe aktivitetet ekonomike. Kjo gjë është bërë kundra nesh dhe kemi qenë të detyruar të marrin masa,” tha Presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë të gjatë për Corriere della Sera duke vënë në dukje kontributin e rëndësishëm të Italisë së zhvillimit të dialogjeve mes Rusisë dhe Europës.

 “Europa ka qenë e padrejtë me ne,” tha Putin, “sepse ka dashur të ndërtojë marrëdhënie të pastra me bazë materiale dhe ekskluzivisht në favorin e tyre”. Ai përmendi ngurrimin për të punuar me sindikatat e integrimit në hapësirën post-sovjetike. “I referohem Bashkimit Doganor që tani quhet Bashkimi Ekonomik Euroaziatik. Kur integrohen venden europiane, konsiderohet një gjë krejt normale, por nëse ne bëjmë të njëjtën gjë, interpretohet si dëshirë e Rusisë për të rindërtuar një lloj Perandorie”.

Putin më pas kthen vëmendjen në marrëveshjen mes Kievit dhe Bashkimit Europian dhe krizën në Ukrahinë: “Nuk ishim kundër nënshkrimit të marrëveshjes, por, sigurisht që donim të merrnim pjesë në hartimin e vendimeve përfundimtare. Më 21 shkurt të 2014-s, u firmos një marrëveshje mes presidentit Janukoviç dhe opozitës për të ardhmen e vendit, përfshi edhe zgjedhjet”.

Situata do të paraqitej shumë ndryshe nëse amerikanët dhe evropianët nuk do përjashtonin mbështetjen e tyre. Ju përsëris që nuk ishte qëllimi ynë, por ne jemi të detyruar të reagojmë në këtë mënyrë në varësi të ngjarjeve që po ndodhin” tha Putin. Ai e sheh Minskun si mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve. “Jo çdo gjë varet nga ne. Partnerët tanë në Europë dhe SHBA duhet të ndikojnë mjaftueshëm tek autoritetet e Kievit, që të kërkojnë dakordësinë e tyre për Minskun”.

Sulmi ndaj NATO-s? Është një ide e çmendur. Vetëm një person i sëmurë nga trutë e kokës ose në ëndërr mund të mendojë se një ditë Rusia do të sulmojë NATO-n. Kjo është një ide e pabazë. Ndoshta dikujt mund t’i interesojë të hapë këto zëra dhe të përhapë panic. Ndoshta janë Shtetet e Bashkuara që duan të pengojnë marrëdhëniet ndërmjet Europës dhe Rusisë. Me pak fjalë dua të them që nuk është nevoja të keni frikë nga Rusia,” vazhdon intervistën Putin.

Presidenti rus foli edhe për zgjedhjen e Aleancës për të krijuar një forcë të ndërhyrjes së shpejtë në rast përgjigje ndaj shqetësimeve të Polonisë apo vendeve balltike. “Rusia nuk flet me terma konfliktualë me asnjë. Politika jonë nuk ka karakter fyes e agresiv. Po ju jap një shembull: Pranë briegje të Norvegjisë ndodhen ndodhen nëndetëset amerikane në shërbim të përhershëm. Koha që i duhet një prej raketave të tyre të arrijnë Moskën është 17 minuta. Nuk jemi ne ata që jemi kërcënues”.

Ne po synojnë një marrëveshje strategjike me Amerikën, por Shtetet e Bashkuara kanë dalë nga marrëveshja. Çdo gjë që bëjmë, është t’i përgjigjemi kërcënimeve që vijnë drejt nesh. Dhe këtë e bëjmë në masë të kufizuar, por vetëm për të garantuar sigurinë e Rusisë”.

Një herë i propozova partnerëve tanë amerikanë të ndërtojnë së bashku një sistem të trefishtë mbrojtjeje nga raketata: Rusia, Europa dhe SHBA. Propozimi m’u refuzua. Atëherë u tha se sistemi ishte shumë i shtrenjtë dhe ende nuk i dihej efektivitet. Por për të garantuar ekuilibrin strategjik, do të zhvillojmë potencialin tonë ofensiv dhe do të mendojmë sisteme të afta për të kapërcyer mbrojtjen anti-raketore,” përfundoi intervista e Putin.

 

SHKARKO APP