Putin: Samiti në kohën e duhur, ishte i dobishëm
Në një reagim të parë lidhur me samitin në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi ime homologun amerikan ndodhi në kohën e duhur dhe ishte shumë i dobishëm.
Ai vuri në dukje se negociatat e drejtpërdrejta të këtij lloji nuk kishin ndodhur në këtë nivel “për një kohë të gjatë”.
“Ne e respektojmë qëndrimin e administratës amerikane, e cila sheh nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive, dhe gjithashtu do të donim që kjo të ndodhte. Ne do të donim të ecim drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve me mjete paqësore”, tha Putin. Ai shtoi se biseda me Donald Trump ishte shumë e sinqertë dhe substanciale
KOHA JONË SONDAZH

