Putin s’ka qenë asnjëherë kaq popullor sa tani
Ndërhyrja në Siri ka çuar në yje pëlqueshmërinë e Vladimir Putin nga bashkëpatriotët.
Sipas sondazheve të fundit, popullariteti i presidentit Putin mes qytetarëve rusë ka arritur në 90 përqind.
Faktorë që kanë ndikuar në popullaritetin e tij janë agresiviteti i Perëndimit ndaj Rusisë dhe ndërhyrja ushtarake në Siri.
Putin ka dalë fitimtar që tani para syve të rusëve.
Në sondazhin e fundit të publikuar pak ditë më parë pëlqimi ndaj tij ka shkuar në 89,9 përqind ndërkohë që në sondazhin e kryer në gusht ai pëlqehej nga 89,1 përqind e popullit.
Ekspertët thonë se rritja e popullaritetit është e lidhur me ndërhyrjen në Siri e cila deri taniu mund të konsiderohet e suksesshme. Por jo vetëm që pëlqejnë Putin por shumica e të intervistuarve janë shprehur por ndërhyrjes në Siri dhe mbështetjes së Bashar Al Assad.
Por jo vetëm qytetarët rusë. Edhe qytetarët sirianë shprehin admirim për Putin dhe mbështesin ndërhyrjen ushtarake në Siri.