Putin viziton Greqinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Greqi këtë javë.

Është kjo vizita e tij e parë zyrtare në Bashkimin Evropian në afro një vit.

Kremlini ka thënë se Putin do të takojë presidentin grek, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Alexis Tsipras gjatë vizitës së tij më 27 dhe 28 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Putin, vendi i të cilit është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të krizës në Ukrainë, për herë të fundit ka qenë në një vend të BE-së në muajin qershor, kur ka vizituar Italinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?