‘Putini mund t’i japë fund luftës në Siri me një telefonatë të vetme’

Personi i vetëm i cili mund ta ndërpresë luftën në Siri është presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi shefi i diplomacisë britanike Filip Hamond në intervistën për BBC.

“Ka vetëm një person në planet i cili mund ta ndërpresë luftën qytetare vetëm me një thirrje telefonike. Ai është Putini”, transmeton TASS deklaratën e Hamondit.

Ai në intervistë theksoi se pozita e presidentit sirian Bashar al Asad është i njëjtë sikur një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse ai do të largohet (nga pushteti) ose do të mbetet varet nga ajo nëse rusët janë të gatshëm ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre ndaj tij”, deklaroi Hamond.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i diplomacisë britanike në intervistë i bëri thirrje Rusisë ta respektojë të drejtën humanitare dhe t’i ndërpresë sulmet ajrore ndaj forcave të “opozitës së matur” në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?