
Televizioni shtetëror rus papritur ndërpreu transmetimin e fjalimit të Presidentit Vladimir Putin në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, të zhvilluar për 8-vjetorin e aneksimit të Krimesë.
Nga fjala e Putin, pamjet kaluan befasisht te një këngë patriotike.
Reuters raporton se një prej pjesëmarrësve në koncert tha se Putin e kishte përfunduar fjalën e tij dhe ishte larguar nga skena.
