Qasja ndryshe ndaj COVID-19 / Pse India po bën pak testime?

“Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet – testoni, testoni, testoni”,  tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve në Gjenevë në fillim të kësaj jave.

Por, me 182 infeksione të raportuara dhe katër vdekje deri më tani, a po e merr India seriozisht këtë këshillë? A është testimi i vendit të dytë më të populluar në botë në përputhje me protokollet që ka kjo pandemi?

India ka testuar rreth 14.117 njerëz në 72 laboratorë shtetëror që nga mbrëmja e së enjtes, një nga nivelet më të ulëta të testimit në botë. Arsyeja: vendi ka tamponë të kufizuar. Kështu që, vetëm personat që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar ose ata që kanë udhëtuar në vendet me rrezik të lartë, ose punonjësit e shëndetit që administrojnë pacientët me sëmundje të rëndë të frymëmarrjes, kanë të drejtë të testohen.

Pse është ky vend me më shumë se një miliard njerëz duke testuar kaq pak? Supozimi zyrtar është se sëmundja ende nuk është përhapur në komunitet.

Por ka dhe një arsye tjetër, që ndoshta është më e vërtetë se e para. Balram Bhargava, drejtor i Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore, beson se këshilla OBSH është e parakohshme për Indinë. Ai thotë se testimi i shumtë vetëm sa “do të krijonte më shumë frikë, më shumë paranojë dhe më shumë ankth”.

India po teston kaq pak, sepse ka frikë se sistemi i saj shëndetësor mund të kolapset nëse të gjithë qytetarët që rezultojnë të prekur me COVID-19 do të kërkojnë të drejtën e tyre për të marrë shërbim mjekësor nëpër spitale.

Testimi i shpeshtë sipas kërkesës, do të krijojë panik dhe do të tendosë plotësisht infrastrukturën e dobët të sistemit shëndetësor publik. Si rrjedhim, India po ndjek politikën e testimeve të komanduara./ SCAN

Burimi: BBC

SHKARKO APP