Qëllohet me thikë në qafë kandidatja gjermane për bashkinë e Këlnit

 

Një kandidate kryesore në garën bashkiake të Këlnin është qëlluar me thikë në atë që zyrtarët e quajnë një sulm i motivuar politikisht.

Henriette Reker, një kandidate e pavarur e mbështetur nga partia e kancerlares Angela Merkel, u plagos në qafë pas një sulmi ditën e sotme (17 tetor)

Policia lokale raportoi se gjëndja e Reker, 58 vjeç ishte “e qëndrueshme, por jo jashtë rrezikut”.

Zyrtarët thonë se ajo mund të jetë i sulmuar për shkak të rolit të saj vendimtar në ndihmë të refugjatëve.

Policia gjermane arrestoi një 44-vjeçar, që dyshohet si sulmuesi i mundshëm.

SHKARKO APP