Qëndrimi nga Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt thotë se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” për të përmbushur qëllimet kryesore të operacionit ushtarak kundër Iranit. Sipas saj, fushata ka qenë një “sukses i madh” dhe ka arritur të neutralizojë mijëra objektiva iraniane, përfshirë flotën detare dhe kapacitetet mbrojtëse.

Leavitt theksoi se administrata amerikane po punon intensivisht për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke siguruar qarkullimin e lirë të naftës dhe stabilitetin energjetik global. Ajo e cilësoi këtë si një hap vendimtar për sigurinë ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë u shpreh se bisedimet me Iranin janë duke vazhduar, por Teherani ka refuzuar planin amerikan me 15 pika, duke e quajtur “të tepruar” dhe duke vendosur kushtet e veta. Leavitt paralajmëroi se SHBA nuk do të tërhiqet nga objektivat e saj dhe se “Irani duhet të pranojë realitetin e ri”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?