Qeveria greke, dorzoi propozimi grek për MSE dhe institucionet

 

Kujtim VANI

Në një kohë kur laku për Greqinë, po shtërngohet dhe po arrinë në pikën apsolute, qeveria e Aleksis Cipras, ka dorzuar në mesnatë propozimin e palës greke për të arritur një marveshje deri të dielën me kreditorët. Shancet janë të vështira, por gjithësesi duke marrë parasyshë edhe pasojat e eurogrupit dhe vetë të BE-së që do ti shkaktoheshin nga një dalje e Greqisë nga Eurozona dhe Bashkimi Europian, shpresat për një marveshje bëhen më të favorshme. Aleksis Cipras i shoqëruar nga ministrat përkatës të kabinetit të tij, dorzoj në Bruksel, pranë Mekanizmit të Stabilitetit Europian, propozimin e programit.
Ky propozim dorëzohet në Mekanizmin e Stabilitetit Evropian (MSE) për financimin e nevojave të huamarrjes të vendit nga 01/07/2015 deri 30/06/2018, dmth për tre vjet. Gjithashtu përfshin rregullimin e borxhit, dhe në të ardhmen  një paketë masash të rëndësishme, për rritjen e investime deri në 35 miliardë euro. Njoftojn burimet qeveritare. Të njëjtat burime bëjnë me dije se propozimi i qeverisë greke do të rishikoj synimin e një sufiçit primarë (1%, 2% dhe 3%) të PBB-së, pasi të dhënat kanë ndryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim  informacioni bazë  në lidhje më specifikat e propozimit grek.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Ushqimet bazë dhe TVSH për hotelet është 13%. Ruajtja e uljes për TVSH-në, në ishujtë deri në fund të viti 2016, duke përjashtuar zonat turistike më të pasura. Heqja e uljes për ishujtë periferik do të bëhet në fund të vitit 2016, kur ajo të ketë një mekanizëm për të kompensuar të gjithë banorët. Normat e TVSH-së do të rishikohen në fund të vitit 2016.

– Ndihma sociale do të vazhdoj të jepet deri në janar 2020,  kështu që deri atëhere, do të jetë krijuar një organizim i ri i përgjithshëm për mirëqenien sociale.

– Shtyrja e klauzolës të difiçitit zero deri në tetor 2015, ku do të vijë për tu kaluar në parlament një legjislacion i ri.

Dalë nga dalë  do të shfuqizohet tatimi i ulët për fermerët me kategori të ulët që subsvencionohen për karburantin, e cila do të konvertohet në lidhje me rënjen e çmimit ndërkombëtar të naftës.  

-Rritja e tatimit mbi fitimin nga 26% në 28%.
Propozim i ri për një plan gjithëpërfshirës për të luftuar evazionin fiskal:

– Kontrolli i depozitave të padeklaruara përmes transaksioneve ndër-bankare në Greqi dhe jashtë vendit,

-Progam për deklarimin vullnetar të importit me dënime të përshtatshme, sipas mënyrave dhe procedura në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, Aplikimi në vendet anëtare të BE-së për të siguruar të dhëna në lidhje me pronësinë greke dhe origjinën e saj

Regjistri i Pasurisë.

– Ligji i ri mbi negociatat kolektive do të jetë gati në tremujorin e fundit të 2015.

-Në tregjet e produkteve, qeveria:

 -Ajo do të ruajë regjimin aktual për OTC [për ilaçet e disbursuara], bukën, qumështin, dhe të dielave.

-Kjo do të reduktojë burokracinë, duke krijuar «one stop shop» për biznesin.

-Ulja  e çmimit për ilaçe, libra, bileta teatër nga 6,5% në 6%
-Përmirësimi i ligjit penal për evazion fiskal.

-Rritja tatimore për Kompanit Detare dhe heqja e privilegjeve për pronarët e tyre.

-Rritja e tatimit të luksit dhe zbatimi i tij edhe për skafet private.

-Aplikimi i menjëhershëm i tatimit të reklamave televizive.
-Hyrje në bashkëpunim me Drejtoritë e Transportit Publik (OSE), reforma të reja për të thyer kartelin në tregun e shumicës, ndërtim, tregtië elektronike dhe media.

-Paketa e propozimeve të qeverisë greke ndaj institucioneve paraqiti në Parlament një projektligj "për negocimin dhe përfundimin e një marrëveshje kredie me Mekanizmin e Stabilitetit Europian (ESM)», që do të kërkoj me procedurë urgjente autorizimin e Kryeministrit Aleksis Cipras, Zëvendëskryeministrit Janis Dhragasaqis, Ministrit të Financave Evklidhi Cakallotos dhe Ministrit të Shtetit Nikos Papas, për të negociuar mbi bazën e këtij dokumenti.
-Procedura që duhet ndjekur është ajo e parashikuar në nenet 74 paragrafi 2 dhe neni 76 paragrafi 4 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Parlamentit, ku kanë të bëjnë me  legjislacionin dhe propozime ligjesh ku karakterizohen nga qeveria si urgjente.

Korrespodent i Koha Jone ne Athinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?