Qindra milionë euro të krimit lëvizën përmes WhatsApp, si funksiononte skema

Një grup prej 532 personash në WhatsApp është përdorur për organizimin e transfertave të parave cash në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe qytete britanike. Zbulimi është bërë nga një hetim i rrjetit të gazetarisë investigative të EBU-së, ku bën pjesë edhe BBC.

Grupi, i quajtur “Tregtarët e Evropës së Madhe”, kishte shkëmbyer më shumë se 82 mijë mesazhe nga shkurti deri në dhjetor 2022. Në biseda kërkoheshin shuma të mëdha parash dhe përcaktoheshin vendet ku ato duhej të dorëzoheshin. Një prej kërkesave ishte për 60 mijë paund në Londër, ndërsa raste të tjera përfshinin 15,150 paund në Birmingham dhe 200 mijë paund në Liverpool.

Transaksionet realizoheshin përmes sistemit hawala, i cili mundëson transferimin e parave përmes një rrjeti ndërmjetësish, pa lëvizur fizikisht fondet nga një shtet në tjetrin. Megjithëse përdoret edhe për qëllime të ligjshme, sistemi është shfrytëzuar nga rrjete kriminale për pastrim parash, trafikim njerëzish dhe financim të ekstremizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi zbuloi se një pjesë e parave dërgohej nga Brukseli drejt militantëve të ISIS-it në Siri. Policia belge arrestoi dhe dënoi gjashtë persona për pastrim parash, ndërsa në telefonin e njërit prej drejtuesve u gjetën mijëra fotografi të parave dhe dokumenteve të identitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetuesit dyshojnë se rrjeti mund të ketë përpunuar mijëra transaksione. Sipas një ish-pastruesi parash, sistemi hawala është përdorur për të lëvizur qindra milionë euro të lidhura me drogën, prostitucionin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe financimin e terrorizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?