FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qindra njerëz sot në Washington për inaugurimin e Presidentit Trump

Qindra mijëra njerëz sot tubohen në Washington për ta festuar inaugurimin e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Por, ka edhe të atillë që tubohen për të protestuar.

Pasi mbrëmë arriti në Washington në një aeroplan ushtarak, zoti Trump dhe personalitetet e tjera morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës së luleve në Varrezat Kombëtare në Arlington, përgjatë lumit Potomak, ku janë të varrosur shumica e shtetasve amerikanë të vrarë në luftëra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur para mijëra mbështetësve, pas një koncerti në Memorialin Lincoln, zoti Trump ka shprehur përkushtim për të sjellë “ndryshim real” në Washington dhe për ta unifikuar vendin thellësisht të ndarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne do ta bashkojmë vendin”, tha Trump dhe ka shtuar se “ne do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë në vendin tonë për shumë dekada, ju premtoj”, tha Donald Trump. /REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?