Qytetarë të pabindur, kryetarët e bashkive reagojnë ashpër
Europa e cila sipas OBSH-së është vatra e nxehtë e Covid-19, më së shumti ka prekur Italinë. Paçka kufizimeve të vendosura, në shtetin fqinj ka ende shumë persona që vijojnë jetën e tyre normale duke mos e nderprere aspak rutinën e zakonshme, çka ka shkaktuar zemërimin e disa kryebashkiakëve italianë, të cilët publikuan kërkesat e tyre para bashkëqytetarëve të tyre në në YouTube dhe Twitter duke kërkuar të qëndrojnë në shtëpi
“Po më njoftojnë se disa duan të zhvillojnë festën e diplomimit, do të dërgojme policinë”, thotë Vincenzo De Luca. “Unë jam kryetar i bashkisë. Ju nuk do të ‘shëtisni’ në qytetin tim. Unë nuk mund t’ju ndaloj zyrtarisht që të dilni nga shtëpia juaj? Bukur. Unë do t’ju ndaloj të shkelni në tokën publike. Vetëm për nevoja të domosdoshme”, paralajmëron kryetari i komunës së Mesinës, Cateno De Luca. Mesa duket në Itali disa parukiere kanë filluar të shërbejnë në shtëpi.
“Parukiere qe shkojnë në shtëpi? Por çfarë dreqin është kjo”, shprehet Antonio Tutolo, kryetari i bashkisë Lucera. “Unë pashë që një bashkëqytetar të lëvizte lart e poshtë rrugës. Shoqëruar nga një qen i veshur. Unë ndalova dhe i thashë: Shiko, ky nuk është një film. Ju nuk jeni Will Smith në filmin ‘Unë jam Legjendë’. Ju duhet të shkoni në shtëpi ”, thotë Giuseppe Falcomata, kryetar i Reggio Kalabria.