FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qytetarët kundër kryeministrit Sanchez; Spanja normalizon situatën e protestave

Një protestë disa orarëshe ka shpërthyer në Spanjë për të kundërshtuar marrëveshjen për formimin e qeverisë.

Lideri socialist Sanchez mbijetoi politikisht kur arriti të siguronte votat për kryeministër duke amnistuar politikanët dhe aktivistët që organizuan referendumin për ndarjen e Katalonjës gjatë vitit 2017.

Rreth 170,000 njerëz, sipas policisë, u mblodhën në Plaza de Cibeles në zemër të kryeqytetit spanjoll në përgjigje të thirrjes së liderëve të krahut të djathtë kundër planit të amnistisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrjet “Sanchez, tradhtar”, “Sanchez në burg” dhe “Katalonia është Spanjë” u brohoritën nga protestuesit e të gjitha moshave që mbanin flamuj spanjollë dhe të tjerë evropianë të shpërndarë nga Partia Popullore Evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo që Pedro Sanchez dëshiron është të ndajë Spanjën në copa, të ketë vendin bask në njërën anë dhe Kataloninë nga ana tjetër, dhe të thuhet se asgjë nuk ndodhi”, tha një protestuese

Turma u shpërnda në mënyrë paqësore pasi u mbajtën fjalime. Demonstratat janë zhvilluar çdo ditë gjatë dy javëve të fundit përpara selisë së Partisë Socialiste në Madrid, disa prej të cilave janë kthyer në dhune dhe kanë rezultuar në dhjetëra arrestime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?