Qytetarët në Maqedoni kanë nostalgji për Jugosllavinë e Titos

Më shumë se gjysma e qytetarëve në Maqedoni vajton për kohën e Jugosllavisë gjatë udhëheqjes nga Josip Broz Tito. Qytetarët e këtij vendi me nostalgji kujtojnë jetën në ish-federatën jugosllave, duke e vlerësuar si vendi dhe jeta e mirëqenies.

Ky realitet tregohet edhe në anketën e fundit të Institutit Amerikan Republikan IRI, ku 64 për qind të anketuesve vlerësojnë se në periudhën e Titos është jetuar më mirë se sa tani.

Por ky sistem i së kaluarës për disa ekspertë është vlerësuar si vendi humbës i tranzicionit, me punëtorë jopunëtor që kanë shijuar sistemin dhe vendi me borxhe.

Në këtë periudhë më shumë vlerësohej dhe ishte e sigurtë vendi i punës, shëndeti public, miqësia, siguria ekonomike, solidariteti dhe arsimi.

SHKARKO APP