Qytetari bën “lëmsh” policinë për 750 euro

Pretendimet për tu fshehur te familja se luante bixhoz kanë bërë lëmsh një polici të tërë.

Ngjarja sa e trishtë aq edhe komike ndodhi në qytetin grek, Patras, ku një qytetar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur iu drejtua Drejtorisë së Sigurisë në Patras me pretendimin se hajdutët i kishin grabitur 750 euro.

Sipas asaj që raporton “Tempo24.news”, qytetari pretendonte se një person iu afrua dhe duke përdorur dhunë fizike arriti t’i vidhte paratë.

Por, pas konfiskimit të kamerave të sigurisë rezultoi se qytetari nuk është grabitur dhe veprimin e tij e justifikoi me faktin se si t’i mbushte mendjen familjes se ato para nuk i kishte humbur në lojëra fati në internet.

SHKARKO APP