Qyteti afër rajonit tonë, ku banorët jetojnë gjatë
Në bregdetin perëndimor të Italisë jugore, një qytet i vogël i quajtur “Acciaroli” ka qenë në heshtje por i lulëzuar. Me një popullsi prej rreth 2.000 personash, qyteti ka për afërsisht 300 banesa. Këta banorë kanë arritur të jetojnë deri edhe nën 100 vjeç dhe më tej. Kjo është një përqindje disproporcionalisht e lartë, dhe askush nuk mund të kuptoj se pse.
Përqindja e njëqindvjeçarëve në botë është rreth 0.2 për qind, është e qartë se diçka shumë e jashtëzakonshme po ndodh këtu. Dhe tani, për herë të parë, shkencëtarët janë në Acciaroli për të hetuar.
“Ne jemi grupi i parë i studiuesve që do të marrim leje për të studiuar këtë popullsi në Acciaroli në Itali”, ka thënë kardiologu Alan Maisel nga Universiteti i Kalifornisë. Maisel dhe kolegët e tij tani do të drejtohet për në Acciaroli per të punuar me njëqindvjeçarët dhe per të kuptuar se çfarë i bën ata aq të ndryshëm nga pjesa tjetër e botës. Nëse kjo është diçka gjenetike, apo disa faktorë të veçanta të jetesës të tilla si dietat, ndikojne ne jetegjatesine.
“Qëllimi i këtij studimi afatgjatë është për të gjetur se pse ky grup i 300 banorëve është duke jetuar kaq gjatë”, thotë Maisel. Jo vetëm që vendasit kanë një shans më të mirë se kushdo tjetër në botë por popullsia është e njohur edhe për normat e saj të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Sipas Maisel, kemi një shans të mirë për jetuar dhe përtej 100 viteve. “Prej atyre që janë mbi 100 vjeç, ne nuk jemi të sigurt saktësisht, por ne mendojmë se rreth 20 për qind kanë arritur moshën 110”, tha ai.
Ajo që ai dyshon që po ndodh në Acciaroli është gjenetika e mirë, dhe një dietë po ashtu e kontrolluar. Popullsia sigurisht ka dieta lokale mesdhetare, e cila ka si baze peshkun, vajin e ullirit dhe rozmarinen, një barishte që shkencëtarët janë të interesuar per ta studiuar.
Burimi:ScienceAlert/Përshtati:Redjon Shtylla