Qyteti “fantazmë”, pas koronavirusit rrugët mbeten bosh (VIDEO)

10,000 persona janë infektuar nga koroavirusi dhe 213 të tjerë kanë gjetur vdekjen, qyteti i Wuhanit, epiqendra ku shpërtheu epidemi është kthyer në një qytet “fantazmë”. Nëntë milion njerëz në Wuhan u izoluan në karantina në 23 janar pasi autoritetet vendosën të mbyllnin të gjithë qytetin. Urdhri u zgjerua më vonë në të gjithë krahinën Hubei, duke prekur afro 56 milion njerëz. Tani ka kaluar një javë.

Si duket Wuhan nën karantinë?

Në qytet bëhen shumë pak lëvizje, ndërsa rrugët janë të boshatisur pothuajse gjatë të gjithë kohës. Të paktët njerëz që lëvizin janë automjetet e autoriteteve që vëzhgojnë për ndonjë person në nevojë.

Ndërkohë sipas BBC gjetja e ushqimit në zonë është bërë gjithnjë e më e vështirë. Fabrikat mbeten të mbyllura, si dhe shumë dyqane. Kinematë, teatrot, palestrat dhe vendet e tjera të argëtimit publik mbeten të mbyllura deri në një njoftim të mëtejshëm.

Kombi më i populluar në botë ka mbetur i bllokuar në karantinë, duke pritur që numri i të infektuarve të fillojë të ulet.

SHKARKO APP