Radha më e pabesueshme në botë, kjo për të marrë një shtëpi me qira
Shqiptarët janë mësuar me pritjen për të marrë diçka, por kjo radhë që ka ndodhur në Irlandë është më e pabesueshmja në botë.
Mbi 150 persona mbajtën radhë një natë më parë në Dublin parë të parë një shtëpi që jepej me qira, ndërsa Irlanda po përballet me një krizë të strehimit. Një radhë e gjatë u formua përgjatë rrugës St Brendans në Dublin të martën për të parë shtëpinë me tre dhoma gjumi.
Edhe pasi perëndoi dielli, kishte ende dhe 50 persona që prisnin të shihni shtëpinë që kushtonte 1850 euro në muaj.
Ekonomia e Irlandës po lulëzon pas pandemisë me politikat favorizuese të taksave të ofruara për kompanitë teknologjike dhe farmaceutike. Pas pandemisë, të ardhurat nga taksat janë rritur me 8 miliardë euro vetëm për shkak të politikave favorizuese.
KOHA JONË SONDAZH

