Radhë kilometrike edhe në kufirin Greqi-Bullgari

Trafiku në pikën kufitare të Kulatës, në kufirin midis Bullgarisë me Greqinë mbetet jashtëzakonisht i rënduar, pasi radha e makinave është e gjatë rreth pesë kilometra, ndërsa ajo e kamionëve të rëndë rreth 10 kilometra, njoftoi agjencia zyrtare bullgare e lajmeve, BTA.

Ndërkohë, ka edhe një vonesë shtesë në hyrjen e shtetasve serbë në Greqi, pasi ata nunk janë shtetas të Bashkimit Europian.

Çdo qytetar serb duhet të deklarojë me gojë në policinë greke adresën e vendbanimit në Greqi dhe shumica e tyre testohen për Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të trafikut të rëndë në vendkalimin kufitar Kulata-Promachonas, policia kufitare bullgare rekomandon që udhëtarët në Greqi të përdorin pikat e tjera kufitare si ato të Ilindenit, Makazas, Kapitan Petko Vojvodas dhe Ivajlovgradit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?