“Rajhu i Katërt”: Musk dhe kritika ndaj Komisionit Europian

Elon Musk nuk ka fshehur zemërimin e tij ndaj Bashkimit Europian pas gjobës prej 120 milionë eurosh që Komisioni Europian i vendosi platformës së tij X (ish-Twitter). Në postimin e tij të fundit, Musk e quajti Brukselin “Rajhu i Katërt”.

Kreu i Teslës ripostoi një foto me flamurin blu të BE-së, ku cepi i poshtëm ekspozonte një flamur me svastikën naziste, duke nënkuptuar se, sipas tij, Bashkimi Europian nuk ndryshon shumë nga regjimet totalitare të së kaluarës. Më herët, ai u kishte drejtuar 230 milionë ndjekësve të tij në internet, duke pretenduar se BE-ja duhet të “shfuqizohet fare” dhe sovraniteti t’i kthehet shteteve individuale.

Gjoba kundër platformës X është e para që Komisioni Europian vendos sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), lidhur me përmbajtjen në rrjet. Komisioni konkludoi se platforma kishte shkelur detyrimet e transparencës sipas DSA-së. Shkeljet përfshijnë modelin mashtrues të “shenjës blu të kontrollit” për llogaritë e verifikuara dhe mos-ofrimin e aksesit në të dhëna publike për studiuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Komisionit Europian, X gjithashtu nuk ka qenë e mjaftueshme transparente lidhur me reklamat e saj, duke mos përmbushur kërkesat ligjore të përcaktuara nga DSA-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?