Raporte të frikshme për ndryshimet klimatike
Ndryshimi i klimës do t’i kushtojë SHBA-së, qindra miliardë dollarë dhe do të dëmtojë shëndetin e njerëzve e cilësinë e jetës, paralajmëron një raport i qeverisë amerikane. “Rreziqet në të ardhmen nga ndryshimet klimatike varen nga vendimet e marra sot”,-tha Vlerësimi i Katërt Kombëtar i Klimës.
Raporti thotë se ndryshimi i klimës paraqet sfida në rritje për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, cilësinë e jetës dhe normën e rritjes ekonomike. Shkëncëtarët paralajmërojnë administratën Trump që ngrohja globale duhet marrë seriozisht dhe nëse nuk bëhen ndryshime urgjente do të jetë katastrofike.
Me paralajmërimet mbi efektet e klimës në infrastrukturën e rrënuar, uljen e rendimentit të kulturave dhe uljen e produktivitetit të punës, raporti tingëllon një alarm që ndryshimet klimatike së shpejti do të përkeqësojnë çdo cep të jetës amerikane.
KOHA JONË SONDAZH

