Raporti i OKB-së: Qeveria siriane ka dhunuar dhe shfarosur mijëra të burgosur
Hetuesit e OKB-së për të drejtat e njeriut kanë raportuar se qeveria siriane ka kthyer në një politikë shtetërore zhdukjen e mijëra të burgosurve. Ato akuzojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit.
Kështu thuhet në një raport për Këshillin e OKB-së të Drejtave të Njeriut. Studimi thotë se besnikët e pushtetit dhe forcat anti-qeveritare kanë kryer një sërë krimesh lufte. Shumë të burgosur janë torturuar, disa u rrahën për vdekje, dhe të tjerë kanë vdekur nga mungesa e ushqimit, ujit, apo kujdesit mjekësor.
Gjetjet vijnë nga intervistat me qindra-mijëra dëshmitarë dhe i përkasin periudhës që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në mars të vitit 2011. Raporti thotë se mijëra të burgosur janë vrarë dhe të tjerë janë dhunuar deri në vdekje.
Sidorela Lepri
KOHA JONË SONDAZH

