Raporti Nemtsov, Rusia ka shpenzuar 1 milionë dollarë për separatistët në Ukrainë
Bashkëpunëtorët e afërt të opozitarit rus, Boris Nemtsov, vrarë në muajin shkurt në qendër të Moskës, konfirmuan sot në një raport se kishin mbledhur prova për ndërhyrjen e forcave ushtarake ruse në Ukrainë, gjë që Kremlini e përgënjeshtron me forcë që prej disa muajsh.
Në një raport prej 64 faqesh, i titulluar “Putin. Lufta”, hartuar veçanërisht nga puna hetimore e realizuar nga Boris Nemtsov para se të vdiste, autorët, veçanërisht opozitari, Ilia Iashine, konfirmuan se do të paraqesin prova të hollësishme dhe fakte nga dëshmitarët kyç për ndërhyrjen ushtarake ruse në konfliktin mes prorusëve dhe forcave properëndimore të Kievit në lindje të Ukrainës.
Sipas Iashine, i cili paraqiti raportin para shtypit, trupat ruse kanë kaluar në masë kufirin ukrainas në gusht të vitit 2014, gjatë kundër ofensivës të suksesshme me rebelët në Ilovaisk dhe në frontin jugor të Donetskut.
Trupa të tjerë janë dërguar menjëherë në muajin janar dhe shkurt për të nxitur presidentin ukrainas, Petro Poroshenko të ulet në tryezën e negociatave në Minsk dhe gjatë luftimeve të ashpra për qytetin strategjik të Debaltsevo, sipas opozitarit.
“Të gjitha sukseset ushtarake të separatistëve janë realizuar nga njësitë ushtarake ruse”, konfirmoi Iachine, i cili pranoi se të gjitha elementet e raportit janë mbledhur uke nisur nga Rusia, pa hetim në vend në Ukrainë.
“As Putin, as gjeneralët e tij nuk kanë kurajo të pranojnë agresionin ushtarak në Ukrainë. Gënjeshtrat dhe hipokrizia janë të pranishme si moderimi i madh politik”, theksoi ai.
Sipas raportit të publikuar pas vdekjes së Nemtsov, të paktën 150 ushtarë rusë janë vrarë në gusht të vitit 2014 dhe rreth 70 në muajin janar dhe shkurt 2015.
Sipas opozitarëve, elementët e mbledhura nga Boris Nemtsov vijnë nga burime të hapura, nga burime anonime në Moskë dhe dëshmitë e familjeve të ushtarëve të vrarë në Ukrainë.
Autorët e këtij raporti u shprehën se ushtarët rusë janë detyruar me forcë që të dalin jashtë shërbimit ushtarak para se të niseshin drejt Ukrainës, për të përmbushur kështu edhe argumentin e Moskës se nuk ka ushtarakë aktivë të Rusisë në terren, vetëm vullnetarë.
Sipas tyre, Rusia ka shpenzuar 53 milionë rubla përgjatë 10 muajve të fundit në mbështetje të “vullnetarëve” ruse dhe rebelëve lokalë, si dhe për ndihma në mjete ushtarake. Gjithashtu, bëhet me dije se trupat që luftojnë në lindje të Ukrainës fitojnë rreth 90 mijë rubla në muaj./