Raporti sekret: “Grushti i shtetit një katalizator i përgatitur nga Erdogan paraprakisht”

Presidenti Turk, RexhepTayyip Erdogan, kishte planifikuar të pastrojë forcat opozitare në ushtri para grushtit të shtetit në korrik, sipas një raporti sekret të zbulimit të BE-së. Inteligjenca kundërshton pretendimin e qeverisë turke që Fethullah Gylen, një klerik në mërgim, ishte prapa komplotit për të përmbysur qeverinë turke, raporton “The Times”.

Raporti nga “Intcen”, qendra e inteligjencës të BE-së, arriti në përfundimin se grushti i shtetit ishte ngritur nga një gamë e kundërshtarëve të Z. Erdogan.

“Vendimi për të nisur një grusht shteti ka ardhur nga frika e një spastrimi. Është e mundshme që një grup oficerësh të përbërë nga gylenistë, qemalistë, kundërshtarë të AKP-së dhe oportunistë, të ishin pas grushtit të shtetit. Nuk ka gjasa që vetë Gyleni ka luajtur një rol në përpjekje”, thuhet në raportin e datës 24 gusht, 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Grushti i shtetit ishte vetëm një katalizator për goditjen e përgatitur paraprakisht”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndjekësit e Gylenit kanë shpenzuar dekada duke e vendosur mbështetësit e tyre në pozita të larta në polici, gjyqësi dhe institucione të tjera në ndërtimin e një rrjeti që, sipas burimeve të inteligjencës të BE-së, ia ka mundësuar të “ndikojnë në situatën në vend dhe të kontrollojë aktivitetet e Presidentit Erdogan”.

Kjo situatë, megjithatë, “ka ndryshuar”, pasi Erdogan filloi spastrimin e administratës policore dhe shtetërore në vitin 2014, dobësoi gylenistët.

Në një nga pretendimet e Turqisë, është se Gylen organizoi grushtin e shtetit. Por sipas agjencive të zbulimit të BE-së, grushti i shtetit filloi pas raporteve të një “spastrimi të gjerë”.

“Grupi i gulenistëve në forcat e armatosura ka qenë nën presion për të kryer grusht shteti për shkak të spastrim”,- vuri në dukje raporti. “Erdogan e ka shfrytëzuar grushtin e shtetit dhe gjendjen e jashtëzakonshme për të nisur një fushatë të gjerë represive kundër kundërshtarëve”, thuhet në raportin e pesë muajve më parë. “Vala e madhe e arrestimeve ishte përgatitur më parë”,- raporton The Times.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?