Rastet e reja me Koronavirus në Gjermani bien pas katër ditësh radhazi në rritje
Rastet e konfirmuara me koronavirus në Gjermani janë rritur me 2458 sot ndërsa rastet në të gjithë vendin ranë pas katër ditësh në rritje.
Tani janë 139.897 raste të konfirmuara dhe numri i vdekjeve të raportuara është rritur me 184 duke e çuar totalin në 4294.
Të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive konfirmuan që shifra ishte në rënie nga një rritje ditore e treguar të shtunën me 242 vdekje, dhe 299 të premten.
Rritja vjen pasi qeveria gjermane njoftoi se bllokimi ishte i suksesshëm dhe pretendoi se disa masa mund të hiqeshin.
Të shtunën njerëzit u panë duke u mbledhur në brigjet e kanalit Landwehr në Berlin, ndërsa ata shijuan një mot të këndshëm pranveror.
Gjatë fundjavës qindra qirinj u ndezën për të formuar një kryq gjigand në kujtim të atyre që kanë rënë viktimë e virusit në vend.
Gertrud Schop, 60 vjeç, e cila është një katolike dhe punon si këshilltare e taksave, ndezi qirinjtë në pronën e saj në Zella-Mehlist si një gjest simbolik ndërsa shërbimet e kishave ndalohen përkohësisht në vend gjatë bllokimit.
Ajo planifikon të vazhdojë projektin derisa të vihet në dispozicion një vaksinë koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha dje se megjithë mijëra raste të reja që ende konfirmohen çdo ditë, një bllokim i futur në 18 mars ‘ishte i suksesshëm’ dhe se numrat e infeksionit janë ‘ulur ndjeshëm’ që atëherë.