Rebelët hapin albumin e familjes Assad, foto sekrete të diktatorit sirian
Momente të panjohura nga jeta e Bashar al-Assad janë ekspozuar për publikun e gjerë përmes dhjetëra fotove, të cilat rebelët i kanë gjetur në pallatin mbretëror dhe i kanë postuar në rrjetet sociale. Assad kishte këmbëngulur në intervista se familja e tij bënte një jetë të klasës së mesme, por nga fotot e shtëpisë së plaçkitur të familjes, duket se lideri i regjimit, fëmijët dhe bashkëshortja e tij “notonin” në pasuri.
Civilët dhe rebelët sirianë kanë plaçkitur pjesën më të madhe të shtëpisë, së bashku me garderobën e Asmas, ndërsa dyshemeja është mbuluar me kuti të panumërta plot bizhuteri, antike dhe sende të stilistëve më të njohur.
Në katin e poshtëm të shtëpisë janë gjetur edhe dosje të ndryshme. Midis tyre ishin të dhënat bankare me emrin e vajzërisë së Asmas, të cilat përfshinin shuma marramendëse deri në 22.5 milionë dollarë. Në shtëpinë e përmendur të familjes Assad, u gjet edhe vendi ku Asma ruante kujtimet e saj të preferuara nga jeta familjare.