Rebelohen për masat e vendosura nga pandemia, të burgosurit në SHBA i vendosin zjarrin qelive

Situata në një burg të St. Louis në SHBA ka dalë jashtë kontrollit. Më shumë se 100 të burgosur atje kanë marrë kontrollin e burgut dhe kanë shkaktuar trazira. Sipas mediave të huaja, të burgosurit i kanë vendosur zjarrin disa prej qelive si dhe kanë hedhur objekte të ndryshme nga dritaret.

Trazirat nisën orët e para të mëngjesit të sotëm dhe autoriteteve iu nevojitën më shumë se 7 orë për të rivendosur rendin. Sidoqoftë një oficer ka mbetur i plagosur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve ende po punojnë për shuarjen e zjarreve.

Një zyrtar i lartë i policisë ka thënë për mediat se të burgosurit ishin tepër të dhunshëm e të pabindur. Sipas tij, irritimi i tyre ka ardhur për shkak të masave të vendosura ndaj COVID-19, ku më ekstremja është ndalimi i vizitave dhe moszhvillimi i seancave gjyqësore.

SHKARKO APP