Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Refugjatët minorenë më të rrezikuarit në itinerarin e Ballkanit

Bota E diel, 18 Shtator 2022 14:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Kam parë me sytë e mi si policia kroare i ka keqtrajtuar shokët…disa madje i plagosën në këmbë, të tjerë i goditën në kokë, në sy.”(Ehsan, djalë, 17)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Një kontrabandist (…)nxorri një thikë(…) vajza bërtiti, dhe u përpoq të shpëtonte, por ai e përdhunoi dhe ne e pamë me sytë tanë gjithçka” (Hasnen, djalë, 15)

Mund t'ju interesojë

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Austri, mijëra studentë protestojnë për më shumë financime për universitetet

Para 4 orësh
Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Presidenti Marcon ashpërson kufizimet, fajëson të majtën radikale për trazirat

Para 5 orësh
Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Përmbytje vdekjeprurëse në jug të Francës, tre viktima dhe qindra të evakuuar

Para 14 orësh

“Kur shohin një djalë të bukur, e keqpërdorin, dhe policia nuk bën asgjë. Nuk luan rol, nëse ai është në rrugë me familjen apo vetëm. Mjafton të jesh i bukur.” (Hanan, djalë, 17)

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këto janë pjesë nga 48 faqe raport me rrëfimet e minorenëve refugjatë që janë në rrugë vetëm ose me familjet e tyre. Shumica nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Irani dhe Siria. Përmes së ashtuquajturës itinerari i Ballkanit – pra nga Turqia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina ata duan të mbërrijnë në perëndim. Të dhënat janë mbledhur në kuadër të studimit “Wherever we go, someone harms us” të publikuar së fundmi nga organizata për mbrojtjen e fëmijëve, Save the Children. Studimi është kryer në bashkëpunim me Universitetin e Sarajevës, ku janë kryer intervista të gjera me minorenë nga mosha 13-19 vjeç në kampet e refugjatëve në Bihaç, Tuzla dhe Sarajevë. Për këtë studim janë intervistuar dhe 27 aktivistë për mbrojtjen e fëmijëve.

Autorët e krimeve janë kontrabandistë dhe policë

Vështirësia më e madhe që migrantët kanë në rrugën drejt perëndimit paraqitet në kufirin mes Bosnje-Hercegovinës dhe anëtares më të re të BE, Kroacisë, që në 1 janar 2023 behet edhe pjesë e hapësirës Shengen. Për të arritur këtë qeveria kroate ka ndjekur një politikë mjaft të ashpër dhe të dhunshme kundër migrantëve, me qëllimin e profilizimit si mbrojtëse e besueshme e kufijve të jashtëm të BE. Tek metodat e policisë kroate bëjnë pjesë dhuna brutale dhekthimi ilegal i refugjatëve, i njohur si “pushbacks”.

“Gjatë rrugëtimit të gjithë migrantët përballen me dhunën fizike, psikike dhe seksuale, por grupi më i rrezikuar janë fëmijët, sidomos ata që janë në rrugë vetëm, pa mbrojtjen e prindërve,” thotë Tatjana Ristic, koordinatore e zyrës Save the Children në Beograd për DW. “Dhuna seksuale më së shumti vjen prej kontrabandistëve, ata janë të fuqishëm, fëmijët kanë frikë dhe janë të varur prej tyre. Por edhe familja nuk garanton gjithmonë mbrojtje. Edhe policët kryejnë akte dhune, e prej tyre nuk ka asnjë mbrojtje”.

Djemtë të rrezikuar veçanërisht

Sipas studimit të Save the Children minorenët e pashoqëruar janë të detyruar të flenë në ndërtesa të rrënuara, me të panjohur, në frikë të vazhdueshme nga rrahjet apo dhuna seksuale. Djemtë janë veçanërisht të rrezikuar. Pa ndihmë dhe pa mundësi për të përpunar përjetimet, shumë fëmijë e djem të rinj e kompensojnë frikën dhe stresin me alkool dhe drogë. Edhe numri i vetëlëndimeve dhe përpjekjeve për vetëvrasje është “mjaft shqetësues”. Ristic thotë se “shumë rrallë bëhen denoncime”. Më e keqja është se fëmijët e prekur e normalizojnë dhunën, e shohin si diçka normale dhe të pamënjanueshme, kur nuk bëjnë asnjë denoncim në rrugëtime që mesatarisht zgjasin 4 vite.

Politika e frikësimit

Itinerari i Ballkanit nuk është aspak i mbyllur, thotë Tatjana Ristic. Marrëveshja e refugjatëve mes BE dhe Turqisë i ka reduktuar lëvizjet e migrantëve, por nuk u ka dhënë fund. “Në vitin 2021 përgjatë itinerarit të Ballkanit janë regjistruar 95.000 refugjatë”, thotë Tatjana Rictic, por “shifra reale duhet të jetë shumë më e lartë”. Save the Children ka shënuar rritje të fluksit të migrantëve për vitin 2022. Konkretisht kjo organizatë kërkon “mekanizma të legalizimit të migracionit” në itinerarin e Ballkanit. “Kërkesat për azil duhet të trajtohen individualisht, migrantët nuk duhet të dëbohen me detyrim nga kufijtë dhe pushbacks nuk duhet të ketë më”, kërkon Tatjana Ristic në bisedë me DW. Në kufij duhet të vendosen nëpunës që kanë një mënyrë humane komunikimi me fëmijët, grupin të lëndueshëm mes migrantëve. /DW/

Etiketat e lidhura

refugjate
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.