Refugjatët nuk janë më të pritur në Gjermani
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur ashpërsimin e rregullave të dëbimit për refugjatët dënuar në Gjermani. Rreth 1,700 protestues nga lëvizja anti-Islam janë mbajtur larg.
Sipas rregullave të reja potenciale, emigrantët që kryejnë një krim, edhe nëse ata nuk kanë qenë në burg, mund të përjashtohen nga vendi ku kërkojnë azil. Policia gjermane ka konfirmuar se numri i rasteve të dhunës të raportuara ka arritur tashmë deri në 379 presona.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur ashpërsimin e rregullave për dëbimin e refugjatëve, por protestues të shumtë dolën në rrugë kundër sulmeve seksuale nga bandat e emigrantëve.
Merkel ka deklaruar sot se refugjatët të cilët kanë kryer një krim – madje edhe ata që nuk kanë qenë në burg, duhet t’u kërkohet të largohen nga Gjermania. “Nëse ligji nuk mjafton, atëherë ligji duhet të ndryshohet”, tha ajo, duke u zotuar masa për të mbrojtur jo vetëm qytetarët gjermanë, por refugjatë të pafajshëm.
Të paktën 379 raste të dhunës në prag të Vitit të Ri në Këln janë paraqitur, me azil kërkuesit dhe emigrantët e paligjshëm që përbëjnë shumicën dërrmuese të të dyshuarve.
DailyMail/R.Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

