Refugjatët thonë se xhihadistë të ISIS jetojnë në mesin e tyre në Gjermani
Refugjatët e krishterë nga Siria thonë se kanë parë ish-anëtarë të Shtetit Islamik duke jetuar në Frankfurt, dhe se ky nuk është një rast i izoluar.
Policia ka hetuar por ka refuzuar të ngre akuza sepse terroristët e dyshuar nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme në Gjermani.
Një refugjat i ka thënë RT në kushte anonimiteti, se një njeri që ka qenë anëtar i ISIS’it në Siri tani jeton afër tij.
‘Ai më kishte ndaluar disa herë në pikë-kontrollin afër fshatit tonë, ne e kemi gjetur edhe në Facebook”, tha ai.
Kur ai e ishte parë xhihadistin për herë të parë në Gjermani, reagimi i tij ishte paniku. “Isha shumë i frikësuar të shihja duke jetuar atë terrorist në një shtet demokratik si Gjermania”, shpjegon ai.
KOHA JONË SONDAZH

