FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Refuzuan të bënin vaksinën, shkarkohen mbi 150 punonjës spitalorë

Më shumë se 150 punëtorë të një spitali në Houston dhanë dorëheqje ose u shkarkuan të martën, pasi refuzuan që ta zbatojnë kërkesën për vaksinim kundër Covid-19.

Një zëdhënës i spitalit “Houston Methodist Baytown” tha se në mesin e 200 punëtorëve që iu kërkua marrja e vaksinës deri më 7 qershor ose përballen me pezullim dyjavor, 153 dhanë dorëheqje ose u shkarkuan.

Largimi masiv i punëtorëve erdhi pasi një gjykatës e refuzoi padinë e paraqitur nga një punëtor rreth kërkesës për vaksinim, shkruan Daily Mail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti për atë se sa larg mund të shkojnë institucionet e kujdesit shëndetësor për t’i mbrojtur pacientët dhe të tjerët nga koronavirusi ka marrë vëmendje të madhe. Besohet se ky është rasti i parë i këtij lloji në SHBA, por nuk pritet që këtu të jetë fundi i botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykatësi u tha punëtorëve që u ankuan se nëse nuk iu pëlqen kërkesa për vaksinim, ata mund të shkojnë dhe të punojnë në ndonjë vend tjetër.

Sidoqoftë, paraqitësja e ankesës, infermierja Jennifer Bridges, u zotua se do ta dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme. “Ky është vetëm fillimi. Ne do të luftojmë për goxha një kohë”, tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?