Regjistrimet e brendshme në OBSH: Kina i ndau me vonesë të dhënat për virusin

Kina i ka ndarë me vonesë të dhënat e hershme rreth koronavirusit. Kështu thuhet në disa regjistrime të brendshme të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas një hetimi të kryer, Pekini vonoi për disa javë me radhë për ti dhënë OBSH-së informacione të hollësishme mbi pacientët dhe rastet në një moment të rëndësishëm kur epidemia mund të ishte ngadalësuar.

Një regjistrim i marrë nga Associated Press nga java e dytë e janarit zbuloi se epidemiologët amerikanë dhe drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19, Maria Van Kerkhove, kuptuan se po merrnin informacione shumë minimale, gjë që nuk ishte e mjaftueshme për të bërë planifikimin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një regjistrim i dytë tregon një zyrtar të lartë të OBSH-së në Kinë, Dr. Gauden Galea, duke u ankuar se organizatës po i jepej informacioni ’15 minuta para se të shfaqej në CCTV [transmetuesi shtetëror i Kinës].

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto regjistrime janë bërë në një kohë kritike, herët në jaanr kur në Kinë ishin regjistruar më pak se 100 raste me virusin korona. Nga fundi i muajit, kur numri i rasteve ishte rritur në pothuajse 10,000, OBSH shpalli emergjncë globale shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?