Rekord i ri Botëror! Zhytësi mban frymën për 24 minuta e 33 sekonda nën ujë

Një zhytës ka thyer rekord, teksa ka mundur të mbajë frymën e tij nën ujë për rreth gjysmë ore. Zhytësi i identifikuar si Budimir Buda Sobat, me origjinë nga Kroacia, arriti të thyejë Rekordin Botëror Guinness, pasi mbajti frymën për 24 minuta e 33 sekonda nën ujë.

Kroati arriti të thyejë rekord në pishinat e vendosur në Sisak. Sobat rriti nivelet e oksigjenit në trupin e tij duke marrë oksigjen të pastër në ajër vetëm disa çaste para se të zhyte kokën nën ujë. Falë këtij procesi që njihet ndryshe si hiperventilar, Sobat arriti të mbajë frymën nën ujë për rreth 30 min afërsisht.

Ndërkohë këtë rekord, Sobat do ta përdorë për të ndihmuar një vajzë 20-vjeçare të quajtur Sasha, e cila ka paralizë cerebrale, autizëm dhe epilepsi, si dhe do të ndihmojë zonën e prekur nga tërmeti, konkretisht shpreson të rindërtojë Dhomën e Mrekullive të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Qarkut Sisak-Moslavina, e cila u shkatërrua plotësisht nga lëkundjet e tokës.

 

SHKARKO APP