Rekord i zi në Itali/ Më shumë se 21 mijë raste të reja me Covid për 24-orë, rritet frikshëm numri i viktimave
Bota E Diel, 25 Tetor 2020 21:07
Italia ka regjistruar një rekord të ri ditor me 21.273 raste të reja me virusin korona, sipas të dhënave të sotme të bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Gadishullin Apenine tani është 525.782. Gjatë 24 orëve të fundit, 128 persona vdiqën nga sëmundja e rrezikshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 37.338.