Rekord viktimash nga Covid në Indi, autoritetet kërkojnë më shumë hapësirë për djegiet e trupave

Ndërsa vala e dytë e koronavirusit në Indi ka prekur të gjithë vendin, qeveria ka bërë thirrje që të digjen sa më shpejt trupat duke krijuar  hapësirë për djegiet e trupave të tjera.

Madje Delhi Verior po përballet edhe me mungesën e druve për djegien e trupave. Me anë të një letre, kryebashkiaku i Delhi-t Verior Jai Prakash i kërkoi ministrit kryesor të Delhit Arvind Kejriwal, që t’i drejtohej departamentit të pyllit për furnizim të vazhdueshëm me dru.

India  ka raportuar 380,000 raste të reja  duke shënuar një tjetër rekord global për numrin më të lartë të rasteve ditore. Më shumë se 3,600 persona humbën jetën. Në Delhi janë  djegur më shumë se 600 trupa çdo ditë gjatë javës së kaluar, sipas kryetarit të bashkisë.

Ky është dyfishi i numrit zyrtar ditor të viktimave.

Qeveria e Indisë po përpiqet të marrë masa ndërsa virusi vazhdon të përhapet. Shumë qytete të shumta kanë vendosur kufizime të reja dhe kanë mbyllur bizneset në një përpjekje për të frenuar shpërthimin.

Të gjithë vendet në botë kanë dërguar dërguar bombola oksigjeni, ventilator, ilaçe dhe furnizime të tjera thelbësore për t’i ardhur në ndihmë vendit. Por duhet kohë për t’u shpërndarë këto furnizime dhe kjo mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën.

Zhgënjimi ndaj reagimit të ngadaltë të qeverisë ka rritur zemërimin e njerëzve – veçanërisht atyre që përballen me vdekjen çdo ditë./abcnews.al

 

SHKARKO APP