Rekordi Guinness që donte të vendoste Suleman Dawood, ishte një nga pasagjerët e Titanit

Placeholder Image

Suleman Dawood ishte një nga pesë personat që vdiqën në nëndetësen Titan javën e kaluar. Objektivi i tij nuk ishte tjetër veçse të zgjidhte kubin në nëndetëse. Në fakt, ai mbante një aparat fotografik për të regjistruar skenën. Këtë e pranoi nëna e tij, Christine, në një intervistë për BBC: “Ai më tha se do të zgjidhte kubin e Rubikut në thellësinë 3600 metra”.

“Isha shumë e lumtur për ta sepse donin shumë të shihnin mbetjet e Titanikut”, tha Christine, e cila pranoi se fillimisht do të shoqëronte të shoqin në këtë mision. Më në fund, ajo ndryshoi mendje për shkak të dëshirës së djalit: “Ia lashë vendin Sulemanit, sepse ai kishte shumë dëshirë të shkonte”.

Nëse gjithçka do të kishte shkuar mirë, në Librin e Rekordeve Guinness do të ishte edhe zgjidhja e kubit të Rubikut në 3600 metra thellësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?