Renzi-Merkelit: Bëtë miliarda me grekët

 

Gjatë takimit në Bruksel të lidervë të BE-së, ka ndodhur një përplasje mjaft e ashpër mes kryeministrit italian Matteo Renzi dhe kancelares gjermane Angela Merkel. “Ju bëni sikur dhatë shpirtin për BE-në, por në fakt fituar shumë nga kriza greke”,- i ka thënë Renzi,kancelares Merkel.

Ai i ka thënë se, ekonomia gjermane ka patur shumë përfitime pas rrënimit të ekonomisë greke. Renzi i ka përmendur blerjen e aeroporteve greke nga kompania gjermane “Fraport”, si një ndër përfitimet e Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nuk ka qenë vetëm Renzi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kritika ndaj Merkelit ka patur edhe nga Portugalia, apo Bullgaria.

Një ndër arsyet e debatit ka qenë edhe ndërtimi i linjës gazsjellëse ruso-gjermane- North Stream.

Liderët europianë janë të acaruar me Merkelin pasi ka bërë një marrëveshje me Rusinë, ndërkohë që gjithë Europa ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?