Restoranti, pjata me emrat e atyre që shkaktuan krizën Greke

Kriza në Greqi, përveç problem serioze, ka shërbyer edhe si frymëzim. E gjitha është në kontestin pozitiv. George Chrissidis, pronari i një restoranti në Berlin, të përgatisë një menu të veçantë.

Përgatitja e disa lloje pjatash, me emra të veçantë. Zotëruesi i restorantit Z, ka emigruar në Gjermani që në vitin 1984. Këtë ide e ka marrë dhe shpreson që të tërheqë kliente falë fantazisë se tij.

Pjesë e menusë janë pjatat me emrat e qeveritarëve vendas, nga kryeministri Cipras, ish-ministri i Financave Varoufakis, e deri tek figurat qendrore politike gjermane. Menuja quhet Drama Greko-Europiane dhe pjatat kanë emra si “Grexit Schaeuble”, frymëzuar nga Ministri i Financave të Gjermanisë, një gatim me mish qingji, djathë dhe perime.

Pjata “Varufakis”, është me mish viçi, djathë të bardhë dhe piper të kuq djegës për t’ia përshtatur temperamentit të tij. “Tsipras i Dashur”, ka në recetë një djathë as të butë, as të fortë që reflekton natyrën e pavendosur të kryeministrit grek.

Nuk mungon as ëmbëlsira me emrin e kancerales gjermane Merkel. Ajo quhet “Angie e ëmbël”, me arra dhe akullore me vanilje. Në fund, rekomandohet një vodka me limon me emrin Grexit

SHKARKO APP