Reuters: India po përgatit një paketë stimuluese prej 20 miliardë dollarësh për të përballuar pasojat e Koronavirusit
India ka të ngjarë të bie dakord për një paketë stimulimi ekonomik prej më shumë se 19.6 miliardë dollarë për të luftuar një rënie në vendin që aktualisht është mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit, thanë dy burime të njohura me çështjen për Reuters.
Qeveria indiane ende nuk e ka finalizuar paketën dhe diskutimet janë duke vazhduar midis zyrës së kryeministrit Narendra Modi, ministrisë së financave dhe Reserve Bank of India (RBI), thanë që të dy burimet, të cilët kërkuan të mos përmendeshin pasi çështja ishte ende nën diskutim.
Një nga burimet, një zyrtar i lartë i qeverisë, tha se plani i stimulimit mund të ishte sa 2.3 trilionë rupi, por numrat përfundimtar ishin ende në diskutim. Paketa mund të shpallet deri në fund të javës, shtuan të dy burimet.