Revista ”Time” nxjerr në kopertinë Giorgia Meloni: Ndër figurat më interesante në Europë

Revista amerikane ”Time” i ka kushtuar kopertinën dhe një profil të gjatë kryeministres italiane Giorgia Meloni, me titullin: “Ku po e çon Giorgia Meloni Europën”.

Meloni përshkruhet si “figurat më interesante në Europë”, e aftë të krijojë një “nacionalizëm të ri”. Ajo cilësohet si populiste, nativiste dhe pro-perëndimore, por e angazhuar në aleancat euroatlantike.

Kur erdhi në pushtet në tetor 2022, në krye të një lëvizjeje të themeluar nga besnikët e fundit të Benito Musolinit, kritikët në Itali dhe në Europë e panë retorikën e saj për krenarinë kombëtare dhe mbrojtjen e “civilizimit perëndimor” si shenja të një kthese ultranacionaliste për ekonominë e tetë më të madhe të botës. Presidenti amerikan Joe Biden e përmendi zgjedhjen e saj si një shembull të rrezikut që paraqet autoritarizmi për demokracinë globale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?