Rezultoi pozitive me Covid-19, gruaja izolohet në tualetin e avionit për 5 orë
Një grua amerikane ka treguar se si u izolua në një nga tualetet e avionit pasi rezultoi pozitive me Covid-19 në gjysmë të një fluturimi nga Çikago në Islandë.
Marisa Fotieo, një mësuese nga Michigan, tha se filloi t’i dhembte fyti kështu që ajo kreu një test të shpejt Covidi në tualetin e avionit. Testi rezultoi pozitiv, duke konfirmuar fakti se ajo ishte infektuar.
“Sapo bëra testin e shpejtë në banjë, dhe brenda dy sekondave u shfaqën dy viza, që tregonin që isha pozitive”, ka thënë Fotieo për NBC News.
“Ishin 150 njerëz në fluturim dhe frika ime më e madhe ishte fakti se mund t’i infektoja dhe ato”-ka thënë ajo.
Ajo e ndau lajmin në “TikTok”, Fotieo postoi një video të shkurtër nga brenda tualetit duke shkruar, “Po rezultova pozitive ndërsa jemi mbi Oqeanin Atlantik”.
“Ndërsa kjo është karantina ime VIP”, shtoi ajo.
Fotieo tha se ajo mbeti në banjë për pjesën e mbetur të fluturimit, duke u mbështetur tek stjuardesa, e cila i siguroi ushqim dhe pije.
“Zgjodha të qëndroja në banjë sepse nuk doja të isha pranë të tjerëve në fluturim,”-ka treguar mësuesja.