Riadi s’pranon ekstradimin drejt Turqisë të vrasësve të gazetarit

Arabia Saudite hodhi poshtë sot kërkesën e Ankarasë për të ekstraduar 18 sauditë të akuzuar se kanë vrarë gazetarin Jamal Khashoggi.

“Mbi çështjen e ekstradimit, këta individë janë qytetarë saudit. Ata janë burgosur në Arabi Saudite, hetimi është zhvilluar në Arabi Saudite dhe do të gjykohen në Arabi Saudite”, deklaroi ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al Jubeir, gjatë një konference mbi sigurinë në Manama.

Me këtë deklaratë ai i kthen një përgjigje negative Ankarasë që kërkon që 18 të dyshuarit të ekstradohen për t’u gjykuar në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?