Ribashkimi i Krimesë me Rusinë

Njoftim për shtyp i Ambasadës Ruse në Tiranë mbi përvjetorin e dytë të ribashkimit të Krimesë me Rusinë:

***

“Para dy vitesh, në mars 2014, pas grushtit të shtetit në Kiev dhe ardhjes në pushtet të forcave antiruse, rusishtfolësit e Ukrainës jugore dhe jug-lindore dolën në protesta masive për të mbrojtur të drejtat e veta. Zëri më fortë ishte ai i banorëve të Krimesë, gadishull ky që iu transferua Ukrainës sovjetike në 1954 dhe që historikisht ka pasur mbi 90% të popullsisë qytetarë rusishtfolës dhe mbi 50% rusë etnikë. Më datë 18 mars 2014 Federata Ruse dhe Republika e Krimesë nënshkruan Traktatin mbi bashkimin e Krimesë me Rusinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po si ndodhi vetëvendosja e Krimesë dhe ribashkimi i saj me Rusinë? Në fakt termi “aneksim”, i cili përdoret vazhdimisht nga mediat perëndimore dhe shqiptare, nënkupton rrëmbimin e dhunshëm ose pushtimin e një territori. Ndaj ky term është krejt i pavend në këtë kontekst, në radhë të parë sepse gjatë ribashkimit të Krimesë me Rusinë nuk u dëgjua anjë e shtënë dhe nuk u derdh asnjë pikë gjaku. Dhe për të shpjeguar logjikën e vetëvendosjes së Krimesë duhet rikujtuar gjeneza e krizës ukrainase.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç dihet, si rezultat i trazirave në “Majdanin” e Kievit, në mes të muajit shkurt 2014 u arrit një kompromis ndërmjet Presidentit të atëhershëm legjitim të Ukrainës Viktor Janukoviç dhe opozitës. Më 21 shkurt në Kiev me ndërmjetësimin e ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Polonisë, si dhe të një përfaqësuesi të MPJ-së franceze, u nënshkrua një marrëveshje, e cila parashikonte zbatimin në Ukrainë të reformës kushtetuese, përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare dhe krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me përfaqësuesit e të gjitha rajoneve të vendit.

r2

Fatkeqësisht, kjo marrëveshje zgjati vetëm një natë. Paraditen e datës 22 shkurt, menjëherë pasi Janukoviçi u nis për në një qytet tjetër ukrainas për t’u takuar me përfaqësuesit e rajoneve jug-lindore, në Kiev u pushtuan me armë Administrata dhe rezidenca e Presidentit dhe të gjitha institusionet qeverisëse.

Në mënyrë urgjente u formua një qeveri, por jo e unitetit kombëtar, siç parashikohej në marrëveshjen e përmendur më sipër, por një qeveri e të ashtuquajturve “fitimtarë”. Ajo nuk u krijua nga parlamenti dhe presidenti në përputhje me Kushtetutën, por nga “Majdani” përmes një votimi të drejtpërdrejtë gjatë një mitingu. Pra, ndodhi një grusht shteti i organizuar me përdorim të forcës dhe me mbështetje nga  nacionalistët radikalë.

Me të ardhur në pushtet autoritetet e reja jo legjitime filluan shtypjen e dhunshme të disidencës. Me shpejtësi të rrufeshme u miratuan ligjet që cenuan të drejtat dhe liritë e popullsisë rusishtfolëse të Ukrainës lindore dhe të Krimesë. Në fund të fundit e gjithë kjo shkaktoi një ballafaqim të armatosur dhe pastaj solli si pasojë një luftë civile.

Duhet theksuar se në ato rrethana të tensionuara zhvillimi i një referendumi për vetëvendosjen ishte mënyra e vetme për të mbrojtur interesat jetike të popullit të Krimesë përballë veprimeve të papranueshme të nacionalistëve radikalë në Kiev. Referendumi u mbajt më 16 mars 2014. Rezultatet e tij nuk kanë nevojë për koment: pjesëmarrja në votim ishte 83%, dhe 95% të votuesve u shprehën për ribashkimin e Krimesë me Rusinë.

Pra, nga pikpamja e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë këtu Deklaratën mbi Parimet e së Drejtës Ndërkombëtare (1970) dhe Kartën e OKB-së, shpallja e pavarësisë së Krimesë ka qenë një formë e ligjshme e realizimit të së drejtës së popullit të Krimesë për vetëvendosje. Edhe pse parimi i integritetit territorial të shteteve mbizotëron mbi parimin e vetëvendosjes së popujve, duhet nënvizuar se ky mbizotërim qëndron vetëm derisa këto shtete sigurojnë kushte adekuate për vetëvendosjen e mirëfilltë të popujvë që jetojnë ne territorin e tyre. Në Ukrainë këto kushte u shkatërruan përfundimisht.

Dhe duket tejet e qartë se Rusia nuk ka ushtruar asnjë presion mbi shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve të Krimesë. Ushtarët rusë nuk kanë ndërhyrë as në zhvillimin e referendumit, as në shpalljen e pavarësisë së Krimesë. Dhe kjo është vërtetuar edhe nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?